Kalo te përmbajtja
02 / 10Shërbimi · DEV

Zhvillim me porosi

Kur Odoo standard nuk e mbulon një rregull specifik të biznesit, ne e ndërtojmë modulin që ju nevojitet. Dy shembuj nga puna jonë, që punojnë në prodhim te klientët: moduli i pagave sipas legjislacionit kosovar dhe Portali i Punonjësve.

Kujt i drejtohet

Kompani me procese të specializuara që Odoo standard nuk i mbulon, ose që duan të automatizojnë flukse të veçanta pune.

Sfida01
Odoo standard mund të mos e mbulojë një proces, dokument apo rregull specifik, si pagat sipas ligjit kosovar ose qasjen e punonjësve pa kosto licence.
Qasja jonë02
Zhvilluesit tanë ndërtojnë module me porosi mbi platformën Odoo, si moduli ynë i pagave për Kosovën dhe Portali i Punonjësve.
Rezultati03
Odoo i përshtatur me mënyrën si punon realisht biznesi juaj, pa e rrezikuar kalimin në versionet e reja.
DEVZhvillim me porosi

Çka përfshihet

  1. 01Analizë dhe specifikim i kërkesave teknike
  2. 02Zhvillim në Python, XML dhe QWeb mbi Odoo
  3. 03Module pagash sipas legjislacionit kosovar, të gatshme
  4. 04Portal i Punonjësve pa kosto shtesë licence
  5. 05Kod i ndërtuar për t'u përballur me përditësimet e Odoo
  6. 06Dokumentim teknik dhe testim i plotë
Hapi i radhës

Keni një projekt Odoo në mendje?

Qoftë një implementim i parë, një migrim, një integrim kompleks apo një problem në sistemin që e keni në punë, na shkruani dhe le të flasim.

Na kontaktoni

Konsultimi i parë është falas