Kalo te përmbajtja
07 / 10Shërbimi · TRN

Trajnime

Edhe sistemi më i mirë i konfiguruar nuk sjell vlerë nëse ekipi nuk di ta përdorë. Trajnojmë mbi flukset konkrete të punës të konfiguruara për biznesin tuaj, jo mbi funksionalitetet gjenerike të Odoo.

Kujt i drejtohet

Ekipe pas implementimit që duhet të nisin me siguri ose ta përmirësojnë adoptimin e sistemit.

Sfida01
Një ERP i ri sjell vlerë vetëm nëse ekipi e di realisht si ta përdorë.
Qasja jonë02
Trajnojmë përdoruesit dhe administratorët mbi flukset konkrete të punës të konfiguruara për biznesin tuaj.
Rezultati03
Adoptim më i shpejtë, më pak kërkesa për ndihmë dhe përdorim më i sigurt çdo ditë.
TRNTrajnime

Çka përfshihet

  1. 01Trajnim për përdoruesit fundorë sipas rolit
  2. 02Trajnim për administratorët e sistemit
  3. 03Manuale dhe udhëzues referimi të personalizuar
  4. 04Sesione pyetjesh dhe praktike live
  5. 05Trajnime vijuese pas 30 deri në 60 ditë përdorimi
  6. 06Video udhëzuese për flukset kryesore
Hapi i radhës

Keni një projekt Odoo në mendje?

Qoftë një implementim i parë, një migrim, një integrim kompleks apo një problem në sistemin që e keni në punë, na shkruani dhe le të flasim.

Na kontaktoni

Konsultimi i parë është falas