Kalo te përmbajtja
03 / 10Shërbimi · API

Integrime

Odoo bëhet shumë më i fuqishëm kur lidhet me mjetet që biznesi juaj i përdor tashmë. E lidhim me e-commerce, bankat, logjistikën, Wolt-in dhe pajisjet fiskale, duke e eliminuar futjen manuale të të dhënave dhe gabimet.

Kujt i drejtohet

Kompani me disa sisteme të ndara që duan që të dhënat të rrjedhin automatikisht, pa punë manuale.

Sfida01
Të dhënat e shpërndara në e-commerce, banka, logjistikë dhe arka fiskale krijojnë punë manuale dhe gabime.
Qasja jonë02
E lidhim Odoo me sistemet tuaja ekzistuese përmes API-ve ose konektorëve me porosi.
Rezultati03
Informacioni rrjedh vetë mes sistemeve, me më pak futje manuale dhe më pak gabime.
APIIntegrime

Çka përfshihet

  1. 01Integrim me pajisjet fiskale për fiskalizimin në Kosovë
  2. 02Integrim me sistemet bankare dhe blerjet online
  3. 03Lidhje me e-commerce: WooCommerce, Shopify e të tjera
  4. 04Wolt dhe platforma të tjera të dërgesave
  5. 05API me porosi për sisteme specifike
  6. 06Monitorim i sinkronizimit dhe menaxhim i gabimeve
Hapi i radhës

Keni një projekt Odoo në mendje?

Qoftë një implementim i parë, një migrim, një integrim kompleks apo një problem në sistemin që e keni në punë, na shkruani dhe le të flasim.

Na kontaktoni

Konsultimi i parë është falas