Kalo te përmbajtja
05 / 10Shërbimi · MIG

Migrim Odoo

Versionet e vjetra të Odoo e kufizojnë atë që mund të bëni dhe me kohë e humbin mbështetjen. Migrimin e planifikojmë rreth të dhënave dhe përshtatjeve tuaja reale, me testim të plotë para kalimit, që biznesi juaj të mos ndalet.

Kujt i drejtohet

Kompani në Odoo 14, 15 ose 16 që duan të kalojnë në versionin më të ri, me zero humbje të dhënash.

Sfida01
Versionet e vjetra mbeten prapa në funksionalitete, performancë dhe mbështetje afatgjatë.
Qasja jonë02
E planifikojmë migrimin bazuar në të dhënat aktuale dhe përshtatjet ekzistuese, me testim para kalimit përfundimtar.
Rezultati03
Një mjedis Odoo i përditësuar dhe i mbështetur, me ndërprerje minimale të punës së përditshme.
MIGMigrim Odoo

Çka përfshihet

  1. 01Auditim i instancës ekzistuese dhe i përshtatjeve
  2. 02Plan migrimi me testim paralel
  3. 03Migrim i të dhënave duke e ruajtur integritetin
  4. 04Rindërtim i përshtatjeve në versionin e ri
  5. 05Testim UAT me ekipin tuaj
  6. 06Go-live me mbështetje intensive pas migrimit
Hapi i radhës

Keni një projekt Odoo në mendje?

Qoftë një implementim i parë, një migrim, një integrim kompleks apo një problem në sistemin që e keni në punë, na shkruani dhe le të flasim.

Na kontaktoni

Konsultimi i parë është falas